` . Letër Ismet Özelit – TV-SHENJA

Letër Ismet Özelit

(Si reagim për fjalën e tij “sikter”)

Shkruan: Ismail Bardhi

Para 3-4 ditësh një alim, shok i imi, më thirri dhe tha: “Të lutem, shikoje këtë video inçizim që më shqetësoi shumë dhe ç’mendon a duhet t’i përgjigjemi këtij?!?” E dëgjova bisedën dhe u tmerrova: ç’dreqin i është dashur ta thotë këtë ky poet? Pak u gëzova kur pashë se të pranishmit heshtën për një kohë nga tmerri që dëgjuan. Në fakt me atë heshtje të shkurtër Ismeti e mori përgjigjen e duhur. Nuk është e kotë thënia kur’anore se: “poetët i ndjekin të humburit”. Vërtet, poezia ka mundësi të jetë edhe “e humbur”, por kur poeti “humbet”, e sidomos ai që mbron dinjitetin, lirinë dhe fenë, atëherë mbetemi “të humbur” edhe ne, dhe i parashtrojmë pyetje vetvetes: çfarë ndodh me këtë “kokë”?. Është shumë e vështirë t’i përgjigjemi, sepse kjo është çështje që duhet të ndëshkohet nga një shtet juridik dhe atij t’i ndalohet “kontakti” me njerëzit, ose të izolohet, ngaqë është zullumqar.

T’ia përkujtoj Ismetit se çfarë tha: “Shqiptarë p.rdhuni (sikter) e ikni!” T’i përgjigjem kësaj me sarkazëm: pse ti nuk p.rdhesh dhe nuk shkon në vendin e shejtanit? Kush je ti të flasësh kësisoj për një popull? Ti si duket çdo herë merresh me një çështje që çdokush është tallur me ty: herë dyshon në kombin turk dhe “pjell” komb musliman; e herë bëhesh ai që askush nuk e njeh, e as ti veten nuk e njeh se kush je dhe çfarë dëshiron të thuash. Po të mëshoj me këtë ashpërsi që të ta lehtësoj pak dhimbjen, se sinqerisht ti shpeshherë merresh me termat e terminologjisë muslimane, ndaj edhe unë do ta përdor një term nga këto: ty nuk të shpëton as rexhmi.

Këtë fjalë e kam dëgjuar unë dhe muslimanët shpeshherë në hapësirën e Ballkanit dhe atë nga njerëzit më të fëlliqur të kësaj ane, duke filluar nga Garashanin, Drazha Mihajlloviq të cilët ti nuk i njeh, e deri te Karaxhiqi, Qosiqi e shumë të tjerë si: bullgarë, serbë, grekë që kanë thënë pikërisht fjalën që the ti. Ata kanë thënë: “Sikter turqit le të ikin në vendin e tyre.” Pastaj, kohëve të fundit kjo fjalëështë shumë e popullarizuar, e sidomos për muslimanët kur flitet që të ketë dhoma gazi, e të mos flas për dëbime e mundime e diskriminime, por tamam një lloj që buron nga shejtani i gjallë. Unë e di se ti nuk i njeh gjuhët e huaja, as greqishten, as bullgarishten, as serbishten, as shqipen, e të mos flas për anglishten, frëngjishten e rusishten e ta kuptosh pak domethënien e domethënieve, peshën e fjalëve, e sidomos të këtij lloji.
A thua ti ke harruar, o Ismet i zi, se shpërnguljet si kanë ndodhur: vetëm për shkak të kësaj fjale! Me mijëra varre që nuk u dihet as nami e as nishani; njerëz që janë larguar vetëm për arsye se janë konsideruar “turq” dhe që u kanë thënë shporruni nga këto vende dhe ikni në vendin tuaj. Atyre u është vjedhur namuzi, pasuria, nderi, kultura – gjithçka. E ti, ti del e flet për një popull që e ka pranuar fenë islame, që e ka përjetuar dënimin më të madh, që ka vuajtur atë që nuk ka vuajtur asnjë popull në Ballkan dhe atë vetëm pse ka marrë pjesë aktive në mbrojtjen e “miletit” tënd e miletit tim. Desha edhe ty të të konsideroj pjesë të miletit, por nuk kam të drejtë, se unë jam shqiptar. Edhe sot e kësaj dite bëhen plane të veçanta, strategjitë më të thella vetëm e vetëm që ta dënojnë dhe ta lënë anash këtë popull nga pjesa e zhvilluar.
Fjala jote ishte tepër ofenduese që sinqerisht njeri me mend në kokë nuk ka mundësi ta thotë. Sërish po të pyes: çfarë dreqin deshe të arrish me atë fjalë? Ti a e di se disa çështje kanë namuz, kanë peshë, nuk janë të gjitha poezi?!? Ti si duket këtë e ke thënë tamam nën presionin e një delirium fantastikumit si një Iblis i gjallë që krijon fitne dhe shkatërrim për vetveten. Me këtë fjalë ti je treguar se do ta shkatërrosh edhe shtetin tënd, sepse a e di se sa kombe ke në atë vend? Po e zëmë se e ke thënë një fjalë të “madhe”: urdhëro, organizo shpërnguljen e shqiptarëve nga Turqia. Kjo do të ishte diçka shumë e madhe; nuk po të them urdhëro shpërnguli çifutët, armenët, bullgarët, grekët, serbët… Si duket nuk ta mban…

Ti si duket fare nuk e sheh, e lëre më ta njohësh, fotografinë e shteteve me popuj të ndryshëm, me ngjyra të ndryshme që i gëzojnë liritë e veta dhe janë të mbrojtur me ligj, e ti del para publikut, mundohesh të hapësh një front të madh në një shtet qëështë tepër i dashur për ne. Kush ta jep ty të drejtën të fluturosh i papërgatitur fizikisht dhe të bësh dëm të madh, ose ta marrësh rolin e atij tëçmendurit që e hedh një gur në pus e pastaj duhet një numër shumë i madh njerëzish për ta nxjerrë atë. Koha është shumë e vështirë, përplot budallenj që hedhin gurëtë këtillë dhe kemi shumë pak njerëz që mund t’i pastrojnëçmenduritë e këtij lloji. Besoj se ti e di çfarë do të thotë nacionalizmi, ai është një fenomen që me vetë paraqitjen e tij ka filluar zbritja e njeriut në nivelin më të ulët, ose siç thotë një autor perëndimor, Denis de Rougemont: “nacionalizmi kundërmon”.

Shumë vështirë e kisha të shkruaj, sepse gjithçka ishte jashtë të duhurës, të edukuarës; nuk desha të mbështetem as te burimet e fesë e as të mendjes, por vetëm tek ajo që dëgjova: “sikter”. Çfarë turpi, çfarë mjerimi, çfarë pisllëku i madh. O Zot, të lutem nëse ky lloj njerëzish ecin në të djathtë, mua me ço në të majtë.