` . Leklerk niset i pari në Monza - TV-SHENJA

Leklerk niset i pari në Monza

Sharles Leklerk me Ferrari ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Monzas, pasi regjistroi kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 19 sekonda e 307 të mijtat, njofton Shenja. Në vendin e dytë u rendit Luis Hamilton me Mercedes, ndërsa i treti u klasifikua piloti tjetër i makinës gjermane Valteri Bottas. Vetëm vendi i katërt për Sebastian Fetel me Ferrari, ndërsa në pozitën e pestë u rendit Daniel Rikiardo me Reno. Ndryshe në këto prova nuk mori pjesë fare Maks Verstapen me Red Bull që do ta nisë garën e nesërme i fundit pasi ka ndryshuar motor. Gara për Çmimin e Madh të Italisë do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:10. /SHENJA/