` . Leklerk fantastik, Ferrari rigjen fitoren në Monza pas 9 viteve - TV-SHENJA

Leklerk fantastik, Ferrari rigjen fitoren në Monza pas 9 viteve

Sharles Leklerk edhe njëherë ka dëshmuar se është piloti i së ardhmes në Formula 1, pasi sot fitoi Garën për Çmimin e Madh të Italisë, raporton Shenja. Gjatë gjithë garës u zhvillua një duel shumë i fortë ndërmjet Leklerk dhe Hamilton, mirëpo ky i fundit gaboi në një kthesë duke humbur kështu edhe pozitën e dytë ndaj shokut të skuadrës Valteri Bottas. Zhgënjen Sebastian Fetel i cili sot u nis nga vendi i katërt, mirëpo në xhirot e para bëri një gabim dhe humbi kontrollin e makinës, duke shkaktuar një aksident në pistë, ndërsa për këtë gjë ai u penalizua me 10 sekonda dhe një parakalim në bokse. Në fund ai nuk shkoi më shumë se vendi i 13-të. Në këtë mënyrë skuadra e  Ferrarit rigjen fitoren pas 9 viteve në pistën e shtëpisë.

Daniel Rikiardo me Reno u rendit i katërti, duke lënë pas Kulkenberg, Albon, Perez dhe Verstapen.

Samir Sinani /SHENJA/