` . LeBron Trumpit: Nuk lejojmë të përdorësh sportin si platformë për ndarje - TV-SHENJA

LeBron Trumpit: Nuk lejojmë të përdorësh sportin si platformë për ndarje

Ylli i basketbollit LeBron James ka lavdëruar lojtarët e futbollit amerikan të cilët protestuan kundër presidentit amerikan, Donald Trump, të cilin e akuzuan se “përdor sportin si tentativë për të bërë ndarje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump tha të premten se lojtarët e NFL-së, të cilët nuk rrinë në këmbë por gjunjëzohen gjatë intonimit të himnit të SHBA-ve, duhet të pezullohen. Kjo deklaratë e tij shkaktoi protesta të futbollistëve gjatë fundjavës, të cilët ju kundërpërgjigjën me qëndrimin në gjunjë, mbajtjen për duar, ndërsa disa të tjerë qëndruan në dhomat e zhveshjes.

“Njerëzit e duan këtë vend. Nuk do të lejoj që një individ, pavarësisht nga fuqia e tij, të përdorë sportin si një platformë për ndarje. Sporti është i pabesueshëm, mund të bëjë gjëra të ndryshme për ne. Pavarësisht dukjes së jashtme, madhësisë, përkatësisë etnike, religjionit apo ndonjë gjëje tjetër, njerëzit mishërohen me ekipet, me lojtarët dhe me ngjyrat, dhe e gjithë kjo falë sportit”, tha LeBron, për të shtuar se sporti bashkon njerëzit, si asgjë tjetër.

Basketbollisti i shkëlqyer aktualisht luan me fanellën e Cleveland Cavalierse, atje ku filloi karrierën e tij në NBA. Për një kohë luajti me Miami Heats me të cilët në vitet 2012 dhe 2013 fitoi titullin e kampionit në NBA, por në vitin 2014 bëri një rikthim në Cleveland.

Dy sezone më parë me Cavalirsat fitoi “Unazën e Artë”, dhe aktualisht është nga lojtarët më të mirë dhe më të popullarizuar në NBA.

Gjatë fushatës presidenciale ai u rreshtua hapur me kandidaten Hillary Clinton.

Postime të Ngjajshme