` . LeBron James mohon kalimin te Golden State Warriors – TV-SHENJA

LeBron James mohon kalimin te Golden State Warriors

LeBron James i ka konsideruar qesharake dhe të pakuptimta spekulmet se gjoja ai do t’iu bashkohet Golden State Ëarriors.

Në intervistën e tij të fundit ai tha se ishte zgjuar herët, dhe ai spekulim kishte qenë gjëja e parë që i ishte shfaqur ntë telefon.

Së pari kishte qeshur, dhe pastaj e kishte cilësaur si të pakuptimtë dhe të paqenë.

Madje, James akuzoi se këto thashetheme janë diskredituese ndaj asaj që ai po bën aktualisht te Cleveland Cavaliers, si dhe është diskredituese ndaj bashkëlojtarëve të tij, me të cilët po mundohet ta bëjë një ekip kampionësh.

Në fund, James tha se nëse njerëzit dëgjojnë diçka që nuk vjen nga zëri i tij, atëherë ajo nuk është e vërtetë.