` . LD: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore - TV SHENJA

LD: Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore

Lidhja Demokratike propozon që Maqedoni të jetë një njësi zgjedhore, si bazë, siç thonë ata për demontimin e sistemit njëpartiak dhe përforcimin e përgjegjësisë gjatë sjelljes së vendimeve të rëndësishme dhe sundimin e drejtësisë.

 “Në kuadër të reformave prioritare të cilët duhet t’i zbatoj Qeveria për reforma (pritet të formohet këtë muaj), propozojmë të bëhen ndryshime edhe në rregllativën zgjedhore, gjatë së cilës me rëndësi është që të ngel modeli proporcional, ndërsa Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Në këtë drejtim presim edhe sistem të ri të evidentimit të votuesve, votim elektronik si dhe profesionalizim të plotë të KSHZ-së” ka thënë kryetar i LD-së, Pavle Trajanov.

Sipas tyre nëse Maqedonia do të jetë një njësi zgjedhore, atëherë përbërja e Kuvendit do të jetë pasqyrë reale e vullnetit të qytetarëve.

“Ky model zgjedhor krijon mundësi edhe për partitë e vogla dhe të sapoformuara, si dhe bashkësitë etnike më të vogla. I bëjmë thirrje të gjithë partive politike, asociacioneve qytetare dhe qytetarët, nëse janë për ndryshime, drejtësi dhe qeverisje të përgjegjshme të përkrahin këtë iniciativë.”, ka shtuar ai, informon SHENJA.

Nga Lidhja Demokratike poashtu kanë thënë se presin reforma thelbësore në gjyqësor, sistem të sigurisë, mediat, departizim të institucioneve, si parakushte të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Postime të Ngjajshme