` . Lazio përshëndetet në shqip me Lorikun, ja mesazhi i tyre (FOTO) – TV-SHENJA

Lazio përshëndetet në shqip me Lorikun, ja mesazhi i tyre (FOTO)

Faqja zyrtare e Lazios në rrjetin social facebook ka përshëndetur Lorikun pas vendimit të tij për tu pensionuar nga futbolli aktiv, transmeton SHENJA.

“111 beteja në mbrojtjet të këtyre ngjyrave. Fat i mir ‘Guerriero!”, qëndron në faqen zyrtare të Lazios, ndërsa në komentet, tifozët lazial kujtojnë paraqitjen e shkëlqyeshme të Canës, në finale e Kupës së Italisë kundër rivalëve të qytetit, Romës, ndeshje kjo e fituar nga Lazio.