` . Lazio “fërkon duart”, prezencë rekord për sfidën me Interin - TV-SHENJA

Lazio “fërkon duart”, prezencë rekord për sfidën me Interin

Fundjava në kampionatin italian do të vijë me një përballje spektakolare, ku Lazio do të presë Interin në “Olimpico”, një sfidë mes dy skuadrave që kanë vetëm një pikë diferencë në renditje dhe pretendojnë për titullin kampion.

Reagimi i publikut roman ka qenë në nivelin e sfidës, pasi sipas të dhënave të publikuara nga klubi i Lazios janë shitur rreth 60 mijë bileta dhe po shkohet drejt një stadiumi të mbushur tërësisht, pra mund të thyhet edhe rekordi i ndeshjes me Juventusin.

“Fërkojnë duart” kështu drejtuesit e klubit kryeqytetas, pasi sido që të jetë verdikti i fushës mbrëmjen e të dielës, ata do të arkëtojnë një shifër goxha të majme nga shitja e biletave.