` . Lazarov sportist i vitit, vlerësime për U21 dhe Milevskin – TV-SHENJA

Lazarov sportist i vitit, vlerësime për U21 dhe Milevskin

Hendbollisti i Barcelonës, Kire Lazarov, rrëmbeu çmimin kryesor si sportisti më i mirë i vitit 2016 nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport, ndërsa sportistja e vitit u shpall tenistja Lina Gorçevska. Hendbollisti i Metallurgut, Filip Talevski, rezultoi më i miri në kategorinë e meshkujve për sportist më i mirë i ri, ndërsa në kategorinë e femrave këtë çmimë e rrëmbeu Monika Pendarovska. Kujtojmë se në këto dy kategori ishin të nominuar të vetmit dy shqiptarët Elmedin Sejfullahu dhe Arbresha Rexhepi. Seleksionuesi më i mirë i vitit ishte pa dyshim Blagoja Milevskin, i cili hyri në histori me kualifikimin e përfaqësueses U21 në Kampionatin Evropian.

“Është nder i madh për mua që të fitoj këtë çmim në mes të gjithë këtyre sportistëve të mëdhenj. Shfrytëozoj rastin që të falenderoj Federatën e Futbollit për kushtet e ofruara deri tani. Falenderimi më i madh shkon për futbollistët të cilët me lojën e tyre ngritën nivelin e futbollit të Maqedonisë, duke treguar se ne mund të jemi më të mirët në Evropë”, tha seleksionuesi i vitit, Blagoja Milevski.

Përfaqësuesja më e mirë e femrave u shpall ajo e hendbollit, ndërsa në kategorinë e meshkujve ky çmim i takoi përfaqësueses së shpresave në futboll. Ndërkohë Federata e Karates u shpall më e mira e vitit 2016, duke mposhtur të gjitha federata tjera qe ishin të nominuara. Kjo është hera e 62-të me radhë që Agjencia për Rini dhe Sport në bashkpunim me lidhjen e federatave sportive në Maqedoni organizon manifestim për ndarjen e çmimeve për sportistët më të mirë të vendit.

Aziz Sahiti /SHENJA/


Lazarov sportist i vitit, vlerësime për U21 dhe… by tvshenjaofficial