` . Lavrov: Tensionet SHBA - Kore e Veriut janë shqetësuese - TV-SHENJA

Lavrov: Tensionet SHBA – Kore e Veriut janë shqetësuese

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke vënë në dukje se është rritur jashtëzakonisht mundësia e konfliktit të ashpër mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, tha “Kjo do të çojë në pasoja jashtëzakonisht të rënda. Si Rusi po bëjmë atë çfarë kemi të mundur që kjo të mos ndodhë”, raporton AA.

Lavrov i cili ka marrë pjesë në një aktivitet në qytetin Vladimir të Rusisë ka folur në lidhje me tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.

“Vazhdojnë shprehjet se SHBA-ja do të godasë Korenë e Veriut dhe Koreja ishullin Guam. Mundësia e një përplasje të ashpër midis dy vendeve është rritur në mënyrë dramatike”, është shprehur Lavrov, duke bërë të ditur se tensioni mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut ka arritur në përmasa shqetësuese.

Ndër të tjera pasi ka theksuar se shumë njerëz do të humbin jetën në rast të një konflikti mes dy vendeve, shefi i diplomacisë ruse tha se “Kjo do të çojë në pasoja jashtëzakonisht të rënda. Si Rusi po bëjmë atë çfarë kemi të mundur që kjo të mos ndodhë.”

“Mendojmë se për zgjidhjen e krizës së Koresë së Veriut duhet të vlerësohen disa propozime që Rusia dhe Kina kanë paraqitur së bashku”, tha Lavrov duke tërhequr vëmendjen se Rusia nuk do ta pranojë që Koreja e Veriut të posedojë armë nukleare.

Postime të Ngjajshme