` . Largimi i parë tek Lakers, Josh Hart ndanë rrugët me skuadrën - TV-SHENJA

Largimi i parë tek Lakers, Josh Hart ndanë rrugët me skuadrën

Lakers kanë afruar në skuadër yllin e NBA, Anthony Davis, i cili pritet të jetë një ndihmë e madhe për LeBron James në rrugën drejt titullit të kampionit.

Me ardhjen e Davis, Lakers do të synojnë të afrojnë edhe një tjetër lojtar, me emrat e përfolur si Kemba Walker apo edhe Kyrie Irving, për të kompletuar treshen e madhe.

Por, për të arritur këtë gjë, ata duhet të lirojnë vend në skuadër, qoftë edhe për punën e pagave.

Kështu, largimi i parë nga Lakers është ai i Josh Hart, largim për të cilin ka njoftuar vet lojtari përmes ‘Twitter’, transmeton lajmi.net.

“Dua të falënderoj Lakers, Magic Johnson dhe Jeanie Buss, të cilët më dhanë shansin dhe besuan tek unë. Për shokët e skuadrës, faleminderit që më mësuat se si të luajë dhe të rritem në këtë lig. Për tifozët… FALEMINDERIT! Falemidnerit për mbështetjen gjatë gjithë rënieve e ngritjeve! Një nga tifozëritë më të mira në lig. Ishte ëndërr e kthyer në realitet! Ka gjithmonë dashuri në këtë skuadër, por tani, New Orleans, le të vallëzojmë” ka shkruar Hart.