` . Lama dhe Janeski kthehen në Shkup dhe vendosen në karantinë - TV-SHENJA

Lama dhe Janeski kthehen në Shkup dhe vendosen në karantinë

Dy boksierët e Maqedonisë së Veriut, Jasin Lama dhe Goce Janeski janë kthyer mbrëmë në vend pas 19 ditëve të kaluara në Londër ku morën pjesë në turneun eliminatorë për Lojërat Olimpike të Tokios. Lama dhe Janeski u bllokuan në Londër për shkak të mbylljes së aeroportit të Shkupit si shkak e gjendjes së jashtëzakonshme me pandeminë Kovid 19. Nga Federata e Boksit në Maqedoninë e Veriut tentuan dy herë për ti kthyer boksierët në vend, por nuk patën sukses, ndërsa mbrëmë me fluturim drejt Sofjes së Bullgarisë, Lama dhe Janeski arritën në Shkup. Të dy boksierët pas arritjes në Shkup, janë vendosur në karantinë në hotelin Ibis, ku do të qëndrojnë 14 ditët e ardhshme.