` . Lakers vazhdojnë me fitore, Davis shënon 50 pikë - TV-SHENJA

Lakers vazhdojnë me fitore, Davis shënon 50 pikë

LA Lakers e ka gjetur fitoren e katërt radhazi, duke triumfuar në shtëpi ndaj Minnesota Timberwolves me shifrat 142:125.

Anthony Davis shkëlqeu në fitoren e Lakers me plot 50 pikë të shënuara, derisa gjithashtu realizoi edhe 7 kërcime dhe 6 asistime.

Ndërkohë, kontribuoi edhe LeBron James me një dyshifror të dyfishtë, duke realizuar 32 pikë e 13 asistime.

Në anën tjetër, te mysafirët më të dalluarit ishin Karl-Anthony Towns dhe Andrew Wiggins me nga 19 pikë të shënuara.

Rezultatet: Miami – Chicago 110:105, Philadelphia – Toronto 110:104, Washington – LA Clippers 119:135, Dallas – Sacramento 106:110, Portland Trail – Oklahoma City 96:108, LA Lakers – Minnesota 142:125. /Zeri/