` . Lakers fiton dramën kundër Celtics - TV-SHENJA

Lakers fiton dramën kundër Celtics

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitoren e radhës në NBA.

Lakers kanë mposhtur skuadrën e Boston Celtics me rezultatin 114:112, në një ndeshje që pati një fund dramatik, shkruan lajmi.net
Në këtë ndeshje, më të dalluarit te Lakers ishin Anthony Davis dhe LeBron James. Në anën tjetër, te Celtics, Jayson Tatum shkëlqeu me 41 pikë.

Davis regjistroi 32 pikë dhe 13 kërcime për double-double, si dhe shtoi edhe tri asistime e dy bllokada.

LeBron ndihmoi shokët me 29 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.
Kështu, Lakers kanë marrë fitoren e pestë radhazi, duke ndalur Boston në ‘Staples Center’.

LeBron vs. Celtics (02-23-2020)

LeBron's CLUTCH HIGHLIGHTS vs. the Celtics: 29 PTS, 8 REBS, 9 ASTS!

Gepostet von Team LeBron am Sonntag, 23. Februar 2020