` . Lajm fantastik nga Carvajal – TV-SHENJA

Lajm fantastik nga Carvajal

Dani Carvajal ka një lajm të mirë për të gjithë tifozët e Real Madridit.

Pas frikës se vuan nga një problem në zemër, infeksioni duket se ka kaluar.

E përditshmja sportive madrilene “AS’ shkruan se mbrojtësi i krahut tani është më mirë dhe më afër rikthimit në fushën e lojës te skuadra e “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Por, Real Madrid do të presë për ta analizuar edhe më mirë gjendjen e tij para rikthimit në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.