` . Lagjja me grafite, krenari për banorët - TV-SHENJA

Lagjja me grafite, krenari për banorët

Lagjja Los Puentes në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, në të cilën ndodhen punimet më të mëdha të grafiteve në Amerikën Latine është bërë fokus i vëmendjes me imazhin e saj shumëngjyrësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Grafiti gjigant i emëruar “Jeta e Lumit” i punuar në lagjen Los Puentes me mbështetjen e Bashkisë së Bogotas, tërheq vëmendjen edhe në distanca të largëta në siluetën e ngjyrave të tullave të qytetit.

Kryeplakja e lagjes Adela Pacheco në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se banorët e lagjes fillimisht janë sjellë në distancë nga puna me grafit por më pas e kanë pëlqyer shumë pamjen e re të shtëpive dhe të lagjes së tyre.

“Kemi kaluar nëpër një proces të vështirë. Fillimisht banorët e lagjes kanë kritikuar artistët e rrugës se i ‘kanë kthyer shtëpitë e tyre në kloun’. Por, pasi kuptun se lagjja mori një pamje tjetër ata nisën të ofrojnë ndihmë për artistët dhe të gjithë e pranuan pamjen e re të lagjes. Pas përfundimit të punimeve me grafite disa filluan të përdorin emrin e lagjes si mbiemër. Edhe mbiemri im është Adela Pacheco por tashmë e përdor si mbiemër Puentes”, tha Pacheco duke vënë theksin në kënaqësinë që grafiti ka krijuar duke kthyer fasadën e 338 shtëpive në një tablo të madhe falë punimeve sociale dhe ekonomike në rajon.

Lagjja Los Puentes

Grafiti në Los Puentes është zhvilluar nga 11 artistë të cilët janë mbështetur nga një mikrokredi nga Bashkia e Bogotës.

Gjjithashtu në rrugët e lagjes e cila posedon grafitin më të madh në Amerikën Latine falë ngjyrosjes së një sipërfaqeje prej më shumë se 23 mijë metra katrorë, ndodhen qindra shkallë të cilat janë ngyrosur me ngjyra të ndryshme.

Ndërkohë edhe banorët theksojnë se janë krenarë për pamjen e re të lagjes së tyre.

Postime të Ngjajshme