` . KZHZ refuzon të gjitha ankesat për zgjedhjet lokale - TV-SHENJA

KZHZ refuzon të gjitha ankesat për zgjedhjet lokale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka hedhur poshtë të gjitha ankesat për raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Vendimi është marrë në orët e mëngjesit të sotshëm, pas një mbledhje maratonike që ka nisur dje në mesditë.

Fillimisht, ishin paraqitur 46, nga të cilat 43 janë parashtruar nga VMRO-DPMNE, e cila më pas tërhoqi tre prej ankesave. Një ankesë u parashtrua nga TMRO, një nga Aleanca për Shqiptarët dhe një nga E Majta.

Palët kanë të drejtë që brenda 24 orëve që nga marrja e vendimit, të bëjnë ankesë në Gjykatën Administrative. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme