` . Ky është smartphone i së ardhmes, prezantohet ‘iPhone SE’ - TV SHENJA

Ky është smartphone i së ardhmes, prezantohet ‘iPhone SE’

Padyshim do të quhet smartphone i së ardhmes pasi kompania ‘Apple’po planifikon të nxjerrë gjeneratën e fundit të teknologjisë pikërisht ‘iPhone SE’.
iPhone SE do të ketë të gjithë specifikat e iPhone 6S por do të jetë më i vogël, pritet të prezantohet javën e ardhshme, në një ngjarje të veçantë që Apple e ka caktuar.
Prezantimi i këtij iPhone do të jetë një lëvizje prapa e Apple, duke u kthyer kështu tek madhësia 4 inç, madhësi kjo që karakterizon modelin 5S.
Celulari do të përmbajë procesorin e njëjtë me atë të iPhone 6S, ndërsa kamera do të përfshijë opsionin për fotografi 12 megapiksel dhe incizim të videove në cilësinë 4K.

Postime të Ngjajshme