` . Ky është reagimi i kryeministrit të Islandës kur e pyesin për paratë e fshehura në Panama (Video) – TV SHENJA

Ky është reagimi i kryeministrit të Islandës kur e pyesin për paratë e fshehura në Panama (Video)

Kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson është pyetur në një intervistë për paratë e deponuara në Panama, aty ku nuk kërkohet origjina e tyre. Ai u pyet nga televizioni SVT, për kompaninë e quajtur “Wintris”, për të cilën ai thotë se është e deklaruar plotësisht në autoritetet tatimore të Islandës.

Gunnlaugsson e ndërpret intervistën pas një pasigurie të madhe dhe presioni duke lëvizur në dhomën ku bëhej ajo, duke thënë se nuk i përgatitur për ato pyetje.

“Çfarë po përpiqeni të bëni këtu? Kjo është plotësisht e papërshtatshme”, thotë ai, teksa zhvendoset në një dhomë tjetër.

Zbulimi i “Panama Paper”, që po konsiderohet më i madhi në gazetari ka gjetur 11.5 milionë dokumente, në të cilat përfshihen liderë botëror politikë dhe të jetës publike.Në dosje përfshihen edhe Vladimir Putin me 2 miliardë dollarë, djali i Kofi Ananit, David Cameron me një kompani të babait të tij, ish-presidenti ukrainas Poroshenko e shumë të tjerë.

Postime të Ngjajshme