` . Kuvendi i shkarkoi Tevdovskin, Fazliun dhe Likën - TV-SHENJA

Kuvendi i shkarkoi Tevdovskin, Fazliun dhe Likën

Pas thuajse dhjetë orëve diskutim, me 64 vota “për” Kuvendi i shkarkoi ministrin e Financave, Dragan Tevdovski, ministrin e e Vetqeverisjes Lokale, Suhej Fazliun, dhe zv/kryeministrin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.

Më herët gjatë ditës kryeministri Zaev paralajmëroi se tërhiqet nga propozimi që vetë ai të jetë edhe ministër i Financave, por megjithatë tha se do ta ushtrojë detyrën e ministrit të Financave deri në emërimin e ministrit të ri.