` . Kuvendi nesër vendos për mandatin e Gruevskit - TV-SHENJA

Kuvendi nesër vendos për mandatin e Gruevskit

Propozimi për tia marrë mandatin Nikolla Gruevskit nesër do të vendoset në rend dit në seancë plenare. Siç figuron në ueb faqen e Kuvendit, pika për propozimin e shkarkimit të Gruevskit është vendosur si pika e 20-të në rendin e ditës. Nesër pritet të shihet nëse deputetët e VMRO-së, që janë përjashtuar nga partia, do të votojnë për tia marrë mandatin Gruevskit, edhe pse parimisht janë deklaruar kundër. Për tiu marrë mandati Gruevskit, duhen 80 vota për, ose shumicë e dy të tretave, që nuk mund të sigurohet pa vota të deputetëve të VMRO-së. /SHENJA/