` . Kuvendi grek voton sonte Marrëveshjen e Prespës (Video) - TV-SHENJA

Kuvendi grek voton sonte Marrëveshjen e Prespës (Video)

Në Parlamentin grek po zhvillohet sot dita e dytë dhe e fundit e seancës parlamentare e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës. Nga 206 deputetë që janë paraqitur për të shprehur qëndrim, gjatë ditës së parë fjalën e morën 58. Kryeparlamentari grek, Nikos Vucis, gjatë fjalimit të sotëm në këtë seancë, tha se partitë opozitare si Demokracia e Re dhe Pasok, gjatë muajve u shërbyen me mashtrim dhe nuk kanë tentuar që të përkufizojnë qëndrimin për emrin e përbëru shërbyen me mashtrim dhe nuk kanë tentuar që të përkufizojnë qëndrimin për emër të përbërë me përcaktim gjeografik erga omnes, nga qëndrimi i shprehur në protesta “asnjëherë dhe askund të mos përdoret termi Maqedoni, sepse Maqedoni është një dhe greke”. Ai tha se ky sllogan që është përdorur gjatë protestave, është “mjaft irredentist”. Ndërsa, Marrëveshja e Prespës sipas tij, është historike dhe e rëndësisë së madhe.

Nikos Vucis, kryeparlamentar

“Ajo është një marrëveshje historike për Ballkanin, për Bashkimin Evropian i cili po kërkon rolin e tij në Ballkani, për rolin në Ballkan në tërësi në një të ardhme të afërt dhe perspektivë në kuadër të Bashkimit Evropian, i cili duhet të gjej hapin e tij në drejtimin që duam. Ajo është një marrëveshje historike për stabilitetin në rajon, për mijëra arsye tjera, jo vetëm për interesat tona nacionale. Në këtë kuptim, është marrëveshjes historike që ka rëndësi shumë të madhe”.

Nga ana tjetër, ish kryeministri, Kostas Karamanlis, ka thënë për agjencinë ANA MPA se, Qeveria do të duhej të respektonte dhe në mënyrë të kujdesshme që dëgjonte shqetësimin logjik të shumicës së madhe të qytetarëve, por edhe të krijonte, me iniciativë të veten, kushte për koncensus elementar nacional.

Kostas Karamanlis

“Kritika e Demokracisë së Re për marrëveshje konkret është e fuqishme dhe e mbështetur plotësisht me dëshmi. Veçanërisht kur i gjithë procesi i negociatave ishte në kushte të përshpejtimit të paarsyeshmë edhe kur, është e qartë, se tjerë janë ata të cilët duan që kjo çështje të zgjidhet me urgjencë. Por, me siguri ajo nuk është Greqia”.

Ndërkaq, ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës është paraparë që të votohet sonte, pas përfundimit të debatit. Kryeparlamentari ka shkurtuar kohën e fjalimeve nga shtatë në gjashtë minuta, në mënyrë që procesi i debatit të ec më shpejtë. Në fund fjalime do të mbajnë lideri i opozitës, Kirjakos Micotakis dhe kryeministri grek, Aleksis Cipras, të cilët do të përsërisin argumentet e tyre “pro” dhe “kundër” kësaj marrëveshje. Teuta Buçi /SHENJA/