` . Kuvend, vazhdon debati për Ligjin për Gjuhët (Video) – TV-SHENJA

Kuvend, vazhdon debati për Ligjin për Gjuhët (Video)

Seanca për Ligjin për Gjuhët ka vazhduar sot pas një pauze të gjatë për shkak të zgjedhjeve lokale. Deputetët e VMRO-DPMNE-së vazhduan të mbajnë fjalimet duke kundërshtuar sjelljen e këtij ligji. Sipas deputetes Ana Llashkoska ky ligj është antikushtetues, ndërsa akuzoi LSDM-në se vepron kundër interesit të qytetarëve.

ANA LLASHKOVSKA, VMRO-DPMNE

“Ju vetëm dëshmuat se juve nuk ju intereson mendimi i qytetarëve, ju vetëm e konfirmuat atë se rezultatet e zgjedhjeve lokale, janë amin për të implementuar dygjuhësi në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Mirë është që këtë e tha deputete e LSDM-së pikërisht nga foltorja er Kuvendit. Kaq është përkujdesi juaj për mendimin e qytetarëve të Maqedonisë”

Nga ana tjetër, deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska, tha se për momentin nuk sillet Ligji për Gjuhën por vetëm diskutohet për nevojën e sjelljes së tij.

ZHAKLINA LLAZAREVSKA, LSDM

“Ky Ligj për Gjuhët, për shkak se është në lexim të parë sillet në procedurë të rregullt, në këtë moment, për këtë pikë, ne kolegë, duhet të diskutojmë a ka nevojë për sjelljen e këtij ligji. Diskutimi material do të bëhet në lexim të dytë të ligjit, do të ketë edhe diskutime në komisione. Opinion i nderuar ky ligj duhet të sillet për shkak se kjo çështje mbeti e hapur 16 vjet pas sjelljes së Marrëveshjes së Ohrit”.

Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi, tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së flasin për standarde të ndryshme. Ai kërkoi nga ata mirëkuptim dhe qasje liberale.

XHEVAT ADEMI, BDI

“Unë mund të kem mirëkuptim për qasjen restriktive tuajën me leximin e Kushtetutës, por po ashtu kërkoj respekt tuajin për qasjen liberale të leximit të Kushtetutës, qasje afirmative, pikërisht ne këtë kërkojmë që Kushtetuta e Maqedonisë të mos jetë pengesë e shfrytëzimit, të gëzimit, të praktikimit të të drejtave. Shqiptarët në Maqedoni janë realitet”

Seanca për diskutim për nevojën e sjelljes së Ligjit për Gjuhët, u ndërpre para fillimit të fushatës së zgjedhjeve lokale. Kjo për shkak se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutonin dhe replikonin mes veti për të zvarritur përfundimin e diskutimit, me arsyetimin se materiali i propozuar është antikushtetues. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, në takimin me gazetarët tha se kanë planifikuar që deri të premten të përfundojë leximi i parë për këtë ligj. Mefail Ismaili /SHENJA/