` . Kuvend, sot mbahen seanca të dy komisioneve – TV SHENJA

Kuvend, sot mbahen seanca të dy komisioneve

Në Kuvend sot do të zhvillohen seanca të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe Komisioni për Çështje Ekonomike. Në rend dite të Komisionit për Sistem Politik janë raportet për punën e Agjencisë për Administratë dhe të Këshillit Gjyqësor Buxhetor për vitin 2016, si dhe raportet vjetore për punën e Drejtorisë për Mbrojtje të të Dhënave Personale, Komisionit për Mbrojtje të së Drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe Komisionit për Barazim të Politikës Ndëshkuese.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike do të debatojnë për raportin vjetor dhe Propozim-planin financiar të Komisionit Rregullator për Energjetikë, si dhe për Raportin vjetor të Komisionit për Mbrojtje të Konkurrencës dhe Raportin për punë të Këshillit për Statistikë.

Postime të Ngjajshme