` . Kush është boksieri i vetëm që i rezistoi ”The bronze bomber"-it (Video) - TV-SHENJA

Kush është boksieri i vetëm që i rezistoi ”The bronze bomber”-it (Video)

Deontay Wilder ka një rekord botëror, ku në 39 ndeshje të zhvilluara i ka të gjitha fitore ku 38 prej tyre të fituara me KO. Boksieri kanadez, Bermane Silverne ka qenë “viktima” e fundit e ”The bronze bomber” , i cili u rrëzua qysh në rundin e parë.

Mirëpo 39 vjeçari mund të mburrët se është i veçantë në statistikat e frikshme të boksierit amerikan. Silverne është i vetmi boksier që i ka qëndruar në këmbë Wilderit për 12 runde.

Në ndeshjen e parë mes tyre, e cila u zhvillua me 17 janar 2015 në Nevada, 32 vjeçari fitoi për herë të parë titullin kampion bote në kategorinë e rëndë (WBC) vetëm me vendim të gjyqtarëve. Ky është rasti i vetëm në karrierën 9 vjeçare si profesionist të Wilder që meçin e fiton me vendim të gjyqtarëve.

Edhe më e frikshme është fakti se nga 39 ndeshje të fituara, 19 prej tyre amerikani ka arritur t’i mbyll qysh në raundin e parë. /IndeksOnline/

Postime të Ngjajshme