` . Kurz: Ky është një hap përpara për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE - TV-SHENJA

Kurz: Ky është një hap përpara për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Pasi Kuvendi me 81 vota “për” miratoi ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të shtetit, mesazh urimi erdhi edhe nga kancelari austriak Sebastian Kurz.

Ai në profilin e tij në Tëitter e përshëndeti këtë hap, me shpresë se do të sjellë një puls pozitiv për gjithë rajonin.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi në Shkup është shumë i guximshëm dhe hap i madh përpara në procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Shpresojmë se me këtë po krijohet një puls pozitiv në gjithë rajonin. BE është e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e saj”, ka shkruar Kurz. /SHENJA/