` . Kurz e bën publike se një kolonel austriak dyshohet si agjent i Rusisë – TV-SHENJA

Kurz e bën publike se një kolonel austriak dyshohet si agjent i Rusisë

Një kolonel i ushtrisë austriake, në pension, dyshohet për spiunazh për llogari të Rusisë, gjatë shumë dekadave, njoftoi sot para medias kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Oficeri kishte filluar të punonte me shërbimet sekrete ruse në vitet ’90 dhe kishte vazhduar aktivitetet e tij deri këtë vit.

“Ambasadori i Rusisë në Vjenë u thërrit nga ministri austriak i Punëve të Jashtme, Karin Kneissl, që anuloi një vizitë të parashikuar në Rusi”, shtoi Sebastian Kurz.