` . Kurti: Problemet e VV-së me LDK-në mund të tejkalohen - TV-SHENJA

Kurti: Problemet e VV-së me LDK-në mund të tejkalohen

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, thotë se problemet e partisë së tij me LDK-në janë “të tejkalueshme” dhe ato lidhen kryesisht me bashkëpunimin e kësaj të fundit me PDK-në gjatë mandatit të kaluar qeverisës.

Në një intervistë për gazetën Jeta në Kosovë, Kurti tha se Vetëvendosje i mban dyert e mbyllura për PDK-në edhe në nivelin lokal, pavarësisht se ndonjë situatë mund të kërkonte koalicion pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Kush është i ndershëm brenda PDK-së e ka derën e hapur tek ne, por koalicion me atë subjekt nuk do të bëjmë”, tha Kurti në intervistën e realizuar me shkrim.

Përderisa e quan “të rëndomtë” një takim të tij si kryeministër me drejtues të shtetit të Serbisë, Kurti e quan “të vdekur” dialogun e Kosovës me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE.

Postime të Ngjajshme