` . Kur kalon në epërsi pa e prekur topin fare (VIDEO) - TV-SHENJA

Kur kalon në epërsi pa e prekur topin fare (VIDEO)

Në futbollin estonez ka nisur prej ditësh sezoni zyrtar, por ende pa bërë mirë kolaudimet e tyre, skuadrat kanë nisur të dhurojnë surpriza të bujshme.
Një të tillë kishte protagoniste ekipin e Flora Paie, asnjëherë e bërë e njohur për rezultate, por që fitoi kopertinat falë një autogoli të bujshëm.
Futbolli i verës dhuron perla të tilla, që rrjetet sociale nuk i falin lehtë, e ashtu si në imazhet e deformuara të Fellainit në Superkupën e Europës, këtë herë u bënë virale imazhet e një autogoli pas vetëm 15 sekondash.
Levadia Tallin mori avantazhin pa prekur fare topin në Kupën e Estonisë.
Paide Linnameeskond e ktheu topin në drejtim të portës për t’u mbrojtur nga presioni i rivalëve, por vendosja e keqe e portierit u kapitalizua në gafën më të bujshme. /TCH/

Postime të Ngjajshme