` . Kupa e Maqedonisë, nesër ndeshjet kthyese | TV SHENJA
kupa

Kupa e Maqedonisë, nesër ndeshjet kthyese

Të mërkurën në program janë ndeshjet kthyese çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Takimi më interesant pritet të zhvillohet në Tetovë me Shkëndijën që pret Shkupin. Takimi i parë i zhvilluar ndërmjet këtyre dy ekipeve në Çair është mbyllur me barazim pa gola, ndërsa gjithçka pritet të vendoset në përballjen e nesërme që do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë. Ndërkohë në ndeshjet tjera, Sileksi në Kratov pret Pelisterin, Vardari  në terren vendas përballet me Metallurgun, ndërsa Pobeda takohet me Bregallnicën. Të gjitha takimet janë programuar të luhen nesër me fillim në orën 13:00. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme