` . Kupa e Italisë, sonte finalja Lacio-Atalanta - TV-SHENJA

Kupa e Italisë, sonte finalja Lacio-Atalanta

Sonte do të mësohet emri i fituesit të trofeut të Kupës së Italisë, pasi finalen e madhe do ta diskutojnë Lacio dhe Atalanta në “Olimpiko” të Romës. Të dyja skuadrat kanë arritur me plot meritë deri në finale të Kupës, me Lacion që gjatë rrugëtimit eliminoi Novarën, Interin e Milanin, ndërsa Atalanta nga ky kompeticion nxjerri jashtë Kaljarin, Juventusin e Fiorentinën. Atalanta ka siguruar përmes kampionatit një vend për në Liga Evropa, ndërsa Lacio ka vështirësuar punët në Seria A, duke synuar kështu që përmes Kupës të sigurojë një dalje në Evropë. Finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Lacios dhe Atalantës do të luhet sonte në “Olimpiko” të Romës, duke nisur nga ora 20:45. /SHENJA/