` . Kundërshtari për kreun e PD-së akuzon Lulzim Bashën - TV SHENJA

Kundërshtari për kreun e PD-së akuzon Lulzim Bashën

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami kërkoi nga rivali i tij që listat e votuesve të bëhen publike për të gjithë në mënyrë që zgjedhjet e 22 korrikut të jenë transparente, raporton Gazeta “Shekulli”. Kërkesën për hapje të listave të votuesve Selami i ka bërë gjatë turit elektoral me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Belshit, Përrenjasit dhe Gramshit, ku duke i kujtuar po ashtu Bashës se PD nuk është parti ilegale.

“Hajde ta bëjmë sa më të mirë garën, që listat tona duhet të jenë transparente. Listat e votuesve të PD duhet të bëhen publike. Nuk janë bërë. Ne duhet t’i lëmë qytetarët, votuesit tanë dhe ata që nuk ja​në anëtarë partie ta shikojnë se çfarë po ndodh këtu. Nuk jemi ne parti ilegale.

Demokratët janë krenarë që janë pjesë e PD”, u shpreh Selami, i cili gjithashtu i kërkoi kandidatit tjetër për kryetar, Lulzim Bashës, që të pranonte debatin e hapur për mediat dhe qytetarët ashtu siç kishte premtuar në fillim të garës.

Postime të Ngjajshme