` . Kukeli bëhet me ekip të re - TV SHENJA

Kukeli bëhet me ekip të re

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare Burim Kukeli zyrtarisht është lojtari më i ri i Sionit. Kukeli ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019-të, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit zviceran. ”Përfaqësuesi i Shqipërisë, Burim Kukeli i është bashkuar Sionit deri në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Në këtë mënyrë Kukeli do të jetë nën drejtimin e ish – zëvendës trajnerit të Kombëtares Shqiptare Paolo Tramezanin. Kujtojmë që më herët futbollisti me prejardhje nga Gjakova ishte pjesë e skuadrave si Zurihut, Luxernit, Shotcit dhe Zofingenit.

Postime të Ngjajshme