` . Kufizohen shpenzimet e qytetarëve për kredi të shpejta (VIDEO) – TV-SHENJA

Kufizohen shpenzimet e qytetarëve për kredi të shpejta (VIDEO)

Ministria e Financave ka përgatitur një propozim-ligji i cili parasheh uljen e shpenzimeve të larta për kreditë e shpejta të cilat i japin shoqëritë financiare dhe që të njejtat më parë nuk ishin të kufizuara, madje arrinin deri në 500 për qind nga shuma e kredisë. Ndërsa meligjin e ri, këto shpenzime nuk guxojnë të kalojnë mbi 55 % të shumës së përgjithshme vjetore. Prezantimi i këtij ligji u bë, pas takimit të përbashkët të zëvendës ministres së Financave Shiret Elezi dhe kryetares së Organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve, Marijana Lonçar.

Shiret Elezi, zv/ministre e Financave: “Për krahasim prej më parë, kur nuk kanë pasur asnjë kufizim, po ashtu në ligjin aktual nuk kanë qenë të përfshira të gjitha ata kredi, të cilat kanë qenë në vlera më të vogla se 200 euro. Një shembull reprezentativ, në qoftë se ndonjë qytetar ka marrë një kredi të shpejtë në vlerë prej 12 000 denarësh, i cili është i obliguar që në vlerë vjetore të kthej deri në 36 000 denarë, gjegjësisht ngarkonin dyfishin apo trefishin e shumës më të lartë të shpenzimeve nga kredia e marrë”.

Elezi më tej u shpreh se me këtë ligj dëshirojnë të mbrojnë qytetarët nga kreditë spirale. Kryetarja e Organizatës për mbrojtjen  e konsumatorëve, Marijana Lonçar, u shpreh e kënaqur nga këto ndryshime ligjore, madje apeloi që të njejtat të vihen në funksion sa më shpejtë të jetë e mundur, që siç u shpreh ajo qytetarët të mos detyrohen më të paguajnë shpenzime enorme të kredive të shpejta.

Marijana Lonçar, kryetare e Organizatës për mbrojtjen e konsumatorëve: “Ne apelojmë që ligji të sillet sa më shpejtë të jetë i mundur, gjegjësisht ndryshimi ligjor. Mendoj që kjo na jep mundësi shtesë bashkëpunimi me qytetarët që t’ua afrojmë këtë materie që përfaqëson shërbime financiare të të gjitha sferave, kuptohet ku është kompetente Ministria e Financae, Banka Popullore ose Ministria e Ekonomisë”.

Në Maqedoni janë regjistruar 20 shoqëri financiare të cilat u ofrojnë kredi të tilla qytetarëve.

Emine Ismaili /SHENJA/