` . KSHZ: Nuk jemi kompetent të vendosim për kërkim të mendimit të Çulevit për emërimin e shefit të SPB-Shkup - TV-SHENJA
KSHZ: Nuk jemi kompetent të vendosim për kërkim të mendimit të Çulevit për emërimin e shefit të SPB-Shkup

KSHZ: Nuk jemi kompetent të vendosim për kërkim të mendimit të Çulevit për emërimin e shefit të SPB-Shkup

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) vendosi sot në seancë që vendimi për të emëruar në pozicion të lartë drejtues nga ministri i Punëve të Brendshëm nuk është akt apo dokument që ka të bëjë me çështje ligjore financiare apo çështje kadrovike që lidhen me organizimin e zgjedhjeve.

Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve votuan njëzëri për këtë konkluzion, duke treguar se ata nuk janë kompetentë të vendosin për kërkimin e mendimit të ministrit për Punë të Brendshëm Naqe Çulev në lidhje për vendimin për të emëruar Risto Stavrevskin shef të SPB – Shkup, i cili nuk u nënshkrua nga zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme Slavjanka Petrovska.

Sipas Ligjit për Qeveri, vendimet e të gjithë ministrave dhe zëvendësve të tyre plotësues në qeverinë teknike kërkojnë dy nënshkrime, në fakt ata kanë nënshkrime të ndërlidhura.

Në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues nëpër ministritë në lidhje me atë se a është çështje e veçantë ligjore, financiare dhe e personelit ka të bëjë me organizimin e zgjedhjeve, KSHZ-ja është e detyruar brenda 24 orëve të marrë vendim dhe t’ia përcjellë ministrisë përkatëse. Vendimi i KSHZ-së është përfundimtar.