` . KSHZ do të shqyrtojë skandalin që zbuloj TV SHENJA me votuesit e rrejshëm | TV SHENJA
vitues

KSHZ do të shqyrtojë skandalin që zbuloj TV SHENJA me votuesit e rrejshëm

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të shqyrtojë edhe rastin e 259 votuesve të zbuluar dje nga televizioni Shenja, të cilët ishin regjistruar në listën e votuesve si banorë në një adresë në Tetovë e cila rezultoi të jetë një vend parkim. Zëdhënësi i KSHZ-së, në pyetjen tonë për këtë rast, tha se në fazën aktuale e cila është e fundit për shqyrtimin e listës do të presin të gjitha ankesat e qytetarëve, ndërsa më pas edhe vërejtjet e partive politike pasi atyre tu dorëzohet lista që do të del nga inspektimi publik. Në kuadër të kësaj faze, zëdhënësi i KSHZ-së, Admir Shabani tha se presin të shqyrtohet edhe rasti i denoncuar nga televizioni Shenja. Televizioni Shenja dje zbuloi një adresë në Tetovë, në rrugën Ivo Ribar Lola numër 000 në të cilën figurojnë 259 votues. Gjatë një vizite në këtë lokacion ekipi ynë zbuloi se në këtë adresë nuk kishte asnjë object, por një vendparkim për vetura. Banorët lokal njoftuan se më parë aty kishte pasur një shtëpi të vjetër e cila ishte braktisur dhe më pas ishte djegur. As objektet për rreth parkingut nuk përmbushnin kapacitete për të grumbulluar 259 votuesit në fjalë, pasi njëri object ishte muzeu i vjetër i qytetit, ndërsa në objektin tjetër dikur kishte qenë bashkësia lokale gam gam, ndërsa aktualisht ishte e boshatisur dhe në gjendje të pabanueshme.

Arben Zeqiri /SHENJA/


KSHZ do të shqyrtojë skandalin që zbuloj TV… by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme