` . Kryetari i Rumanisë refuzon të jap mandatin myslimanes Sevil Shhaideh për të formuar qeverinë - TV-SHENJA

Kryetari i Rumanisë refuzon të jap mandatin myslimanes Sevil Shhaideh për të formuar qeverinë

Kryetari i Rumanisë Klaus Joanis ka refuzuar të emëroj për kryeministre ekonomisten Sevil Shhaideh, e cila mund të ishte kryeministrja e parë myslimane në këtë shtet.

Kryetari Joanis tha se “me shumë vëmendje ka ndjekur argumentet për dhe kundër” dhe ka vendosur që të mos nominoj Sevil Shhaideh (52), në postin e kryeministres.

Ai i ka bërë thirrje Partisë Social- Demokrate,të cilët propozuan emrin e Shhaideh për kryeministre, të propozojnë dikë tjetër.

Joanis nuk shpjegoi se përse ka refuzuar të dominoj Shhaideh, e cila është e kritikuar se nuk ka përvojë të mjaftueshme politike.

Më parë ajo ka ushtruar funksionin e ministres për zhvillim rajonal.

Kryetari i Partisë Social-Demokrate- Liviu Dragnea nuk mund të jetë kryeministër përshkak se këtë vit është dënuar për mashtrime zgjedhore. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme