` . Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi uron presidentin Erdogan – TV-SHENJA

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi uron presidentin Erdogan

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi e ka uruar presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Më poshtë teksti i urimit!

“Drejtuar: Presidentit të Republikës së Turqisë
dhe kryetarit të Partisë së Drejtësisë dhe Mirëqenies,
z. Recep Tayyip Erdoğan

I nderuari z. President,

Më lejoni që në emrin tim, të Lëvizjes BESA dhe mbështetësve e votuese tanë në Republikën e Maqedonisë, t’jua uroj fitoren e sotme në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, duke qenë i bindur se rruga juaj për zhvillimin e shtetit turk tashmë është garantuar.
Uroj që fitorja juaj të jetë sihariq edhe për vazhdimin e marrëdhënieve të mira të shtetit turk me kombin shqiptar në Ballkan, me popujt e këtij gadishulli, por edhe më vendin tonë.

Urime dhe Zoti e bekoftë punën tuaj!“