` . Kryeministri i Irakut reagon rreth pretendimeve për "sulm ndaj kurdëve" - TV-SHENJA

Kryeministri i Irakut reagon rreth pretendimeve për “sulm ndaj kurdëve”

Kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, thotë se nuk do t’i drejtojnë armët drejt popullit dhe se nuk do të nisin luftë kundër kurdëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për televizionin publik, Ibadi thekson se “Nuk do ta përdorim ushtrinë kundër popullit dhe nuk do të nisim luftë kundër kurdëve”.

Duke u shprehur se “Detyra jonë është mbrojtja e unitetit të Irakut”, Ibadi thotë se aplikimi i kushtetutës, mbrojtja e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtja e pasurisë kombëtare janë çështje për të cilat u kushtojnë rëndësi dhe se këto janë nën përgjegjësinë e tyre.

Agjencia e Sigurisë së Administratës Rajonale Kurde në Veri të Irakut në një deklaratë të djeshme kishte pretenduar se qeveria qendrore është në përgatitje të një sulmi ndaj krahinës së Kirkukut.

Postime të Ngjajshme