` . Kryeministri Fakhfakh: Tunizia mposhti koronavirusin - TV-SHENJA

Kryeministri Fakhfakh: Tunizia mposhti koronavirusin

Kryeministri i Tunizisë, Elyes Fakhfakh, tha të dielën se vendi ka arritur fitore kundër koronavirusit të ri (COVID-19), pasi nuk ka regjistruar pothuajse asnjë rast të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Fakhfakh bëri deklaratat në një televizion lokal, duke thënë se tunizianët duhet të krenohen për mposhtjen e virusit.

“Ne dolëm nga kjo krizë me pasoja vërtet të rëndësishme shëndetësore dhe me dëme më të pakta”, theksoi ai.

Ai shtoi se vendi do të hapë kufijtë më 27 qershor. Fakhfakh theksoi se që nga shfaqja e pandemisë, Tunizia ka riatdhesuar 25 mijë shtetas të saj nga vendet e tjera.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se numri i rasteve në vend ka arritur në 1.096, me 49 të vdekur, kurse numri i të shëruarve në 998.

Pas shfaqjes së saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur gati në gjithë botën.

Pandemia ka marrë rreth 433 mijë jetë në barë globin, me më shumë se 7,8 milionë raste të konfirmuara, kurse numri i të shëruarve është mbi 3,7 milionë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.