` . Kryemadhi: Vota e diplomcise së Ramës në OKB, votë kundër interesave mbarë-kombëtare të Shqipërisë – TV-SHENJA

Kryemadhi: Vota e diplomcise së Ramës në OKB, votë kundër interesave mbarë-kombëtare të Shqipërisë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e mbajtur në Kuvend për votën e Shqipërisë kundër SHBA u shpreh se ky votim ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e Edi Rama dhe jo nga interesi kombëtar I Shqipërisë.

“Vota e diplomcisë së Ramës në OKB, votë kundër interesave mbarë-kombëtare të Shqipërisë”,- tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim theksoi se argumentet e ngritura nga mazhoranca nuk mund të qëndrojnë dhe të bindin dot njeri. “Argumenti që Shqipëria ndoqi BE, është vetëm një mashtrim”, tha ajo.

Për Kryemadhin, kjo do të thotë se Edi Rama nuk kishte asnjë shtrëngim nga partnerët evropian.

“Qëndrimin e shqiptarëve ne i kemi dëgjuar qartë, jo vetëm në vend, por edhe në diasporë, asaj diaspore që Edi Rama i uli kokën me veprimin që bëri. Kryeministri ynë nuk është tjetër vetëm një bylmez. Rama duhet të kishte kujtuar se sa shumë i detyrohen shqiptarët SHBA-ve. Qëndrimi ka qenë i kushtëzuar nga tutorët e Ramës. Shqipëria dhe Shqiptarët kanë qenë mirënjohës ndaj SHBA”, u shpreh Kryemadhi. /Gazeta-shqip/