` . Kriza ruso-turke nën prizmin e burimeve energjetike - TV-SHENJA

Kriza ruso-turke nën prizmin e burimeve energjetike

Shkruan: Abdylvehab Ejupi

Zemërimi i menjëhershëm i Rusisë pas rrëzimit të aeroplanit luftarak rus Sukhoi-24 nga ana e F-16 të Turqisë për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke nga të parët në kufirin turko-sirian, si duket Rusia do të marr masa shpagimi ndaj Turqisë. Është e qartë se nuk do të ketë kundërpërgjigje direkte ushtarake, përshak të balancit të fuqisë por mbi të gjitha përshkak se Turqia është anëtare e Paktit të Atlantikut të Veriut (NATO), por nga ana tjetër Rusia mund ti përdorë, që vecmë paralajmëroi, dy mjetet kryesisht ekonomike që ka në dispozicion: Të kufizoj tregtinë, gjegjësisht të reduktojë apo ndalojë gazin që furnizon Turqinë dhe të tërhiqet nga ndërtimi i stacionit të parë bërthamorë në Turqi. Kufizimi i cilado prej këtyre formave të tregtisë konvencionale do ta dëmtonte më shumë Rusinë sesa Turqinë. Turqia çdo vjet blen afër 30 miliard kub gaz nga Rusia dhe këtë vit GAZPROM pritet të fitoj mbi 9 miliardë dollar nga kjo shitje Turqisë. Ndërsa, nëse Rusia tërhiqet nga zhvillimin dhe ndërtimin i mëtejmë i centralit të parë nuklear turk në Akkuyu, që vetëmse është në zhvillim e sipër, kjo nga njëra anë do ti zbehte shpresat e Turqisë për prodhim të energjisë alternative, por nga ana tjetër edhe kjo variant duket vështirë e realizueshme pasi firma ruse Ros-Atom tani vecse më ka shpenzuar 3 miliardë dollar në këtë projekt që pritet të kushtoj diku 22 miliardë dollar. Për më tepër, ndalimi i furnizimit me gaz Turqinë apo tërheqja nga Akkuyu, me këtë akt Rusia do të dërgonte sinjal mjaft të keq tek partnerët tjerë tregtarë në Europë. Pra, nëse Rusia redukton apo ndalon furnizimin me gaz, nuk do të jetë vetëm Turqia që do ta konsideron GAZPROM-in, gjegjësisht Rusinë si furnizues jo të besueshëm, ky mosbesim i filluar me Gjeorgjinë 2008 e me Ukrainën tashmë ka detyruar tërë Europën të kërkojë furnizues alernativ të gazit dhe njëkohësisht me këtë edhe uljen e varësisë europiane për gaz nga Rusia . Në këtë fazë të zhvillimit të ngjarjeve rreth ndodhisë “Sukhoi-24” ku lufta verbale është e pranishme më shumë se ajo praktike, duhet të theksojmë se nuk mund ta dimë saktë sesi do të jetë përgjigja e Rusisë ndaj projektit më të rëndësishëm me Turqinë, projekti “Rrjedha Turke” – ku në negociatat e fundit mes dy shteteve ishte planifikuar që nëpër “Rrjedha Turke” në vit të kalonin 31.5 miliardë kub gaz ku Turqia do të ishte shteti kryesor transit i transporti të gazit për në Europë, ku në këtë skemë/projekt bën pjesë edhe Shqipëria (nëpërmjet së cilës gazi do të kalon në Itali) përfitimet nga e cila, nëse nuk anulohet, do të ishin mjaftë të mëdha për zhvillimin ekonomik dhe energjetikës në Shqipëri. Në të njëjtin projekt fatkeqësisht Maqedonia nuk është planifikuar të jetë pjesë. Nëse vendoset që të anulohet “Rrjedha Turke”, si në qendrën bërthamore “Akkuyu”, edhe në këtë projekt Moska që në start do të humbiste mbi 2 miliardë dollar që tashmë i ka investuar në instalimin e borive përçuese të gazit në portin detar bullgar në Varna, si pjesë e projektit “Rrjedha e jugut”, të cilin e zëvendësoi “Rrjedha Turke”. Nëse Gazprom vendos të rris cmimet për ndërmarrjen shtetërore turke për energji, BOTAS, rezultati logjik për Turqinë do të ishte intensifikimi i tentimeve për zgjerim të importit të gazit nga furnizues alternative. Në lidhje me deklaratën e bërë javën e kaluar nga Ashti Haërami, ministër i energjisë i qeverisë regjionale kurde në Irakun e veriut dhe nga Tony Hayëard shef i kompanisë energjetike Turko-angleze janë të rëndësisë së madhe. Ata deklaruan që ky regjion i Irakut si fillim për 3-4 vitet e ardhshme mund ta furnizojnë Turqinë me 10 miliardë kub gaz në vit, e që pas vitit 2020 ky prodhim të dyfishohet. Menjëherë pas rrëzimit të aeroplanit rus, presidenti Putin përdori një retorikë të zjarrtë në drejtim të Turqisë duke thënë se duke mbrojtur terroristët Turqia rrëzoi aeroplanin rus, dhe ngjashëm edhe presidenti Erdogan me të njëjtin ton të zërit ia ktheu se po mbron tokën dhe sovranitetin e shtetit të vet. Duke folur më 8 tetor, menjëherë pas dhunimit të hapësirës ajrore turke nga ana e aeroplanëve rus, presidenti Erdogan atë kohë paralajmëroi Rusinë që nëse përsëritet akti i shkeljes së hapësirës ajrore pa leje të Turqisë, Moskën do ta kushtojë shtrejtë – si me gazin ashtu edhe me projektin e centralit bërthamorë. “Ne jemi konsumatorët numër një të gazit natyral rus. Nëse e humb Turqinë do të jetë humbje serioze për Rusinë. Nëse duhet, Turqia do të merr gazin nga burime të ndryshme alternative”- pati thënë Erdogan. Për fund, gjetja dhe zhvillimi i gazit natyrorë në Katar, që ngjitet në vendin e tretë në rang botërorë për rezerva të gazit; gjetja e burimeve të mëdha të rezervave të energjisë në Irak dhe Siri; rritja e zbulimit të burimeve me rezerva të gazit edhe brenda territorit të Turqisë që tashmë mbulon nevojat e veta me mbi 10%, – të gjitha këto zhvillime po dislokojnë dhe dekoncentrojnë burimin e energjisë dhe gazit në saje të së cilës Rusia, apo “ariu u tërbua”, nga ana tjetër rritja e mosbesimit të konsumatorëve europian ndaj Rusisë veçanërisht me rastin Ukraina dhe kërkimi edhe mundësia reale që tashmë Lindja e Mesme të jetë alternativë e gazit rus për Turqinë dhe Europën…Duke e pasur parasysh këtë tablo të zhvillimit të ngjarjeve, besoj se mund të nxjerrim përfundime se këtu qëndron edhe thelbi i luftës që duket e pafund ne Siri, ndërsa lufta fetare, ndarja sektare, organizatat ndërluftuese janë vetëm mjete të shteteve në funksion të shtimit dhe shtrirjes së ndikimit dhe kontrollit mbi kryekontinentit Euro-Aziatik dhe burimeve të gazit dhe naftës që gjenden aty. Shpresoj lufta mes organizatave si mjete të shteteve të mos kaloj në luftë të drejtpërdrejtë mes shteteve që do të kishte pasoja fatale për gjithë botën…

Postime të Ngjajshme