` . Krivollak, vdes një ushtar në përpjekje për të shuar zjarrin - TV-SHENJA

Krivollak, vdes një ushtar në përpjekje për të shuar zjarrin

Një ushtar i ARM-së, 35-vjeçar, ka ndërruar jetë mbrëmë gjatë një tentimi të përbashkët me shokët e tij për shuarjen e zjarrit në poligonin e Armatës Krivollak. Zjarri kishte shpërthyer pas kryerjes së një gjuajtjeje të planifikuar nga ana e njësitit të ARM-së.

“Pas kryerjes së intervenimit, ushtari profesionist fillimisht ka paraqitur se nuk ndjehet mirë, pas së cilës i është përkeqësuar gjendja. Menjëherë me automjet spitalor të armatës dhe nën shoqërinë e mjekut ushtarak është dërguar drejt institucionit më të afërt shëndetësor, në Negotinë, ku pas arritjes nga ana e personelit është nisur drejt reanimacionit, por pas një kohe të shkurtër është konstatuar vdekja”, kumtoi Shtatmadhoria e ARM-së.

Për të zbardhur rastin dhe shkaqet e fatkeqësisë,  gjatë orëve të mbrëmjes janë gjykatësit hetues ka kryer hetime dhe ekspertizë. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme