` . Kristofersen del i pari në garën e sllalomit – TV-SHENJA

Kristofersen del i pari në garën e sllalomit

Skiatori norvegjez Henrik Kristofersen ka fituar sot garën e sllallomit gjigand për meshkuj të zhvilluar në pistën zviverane të Adelboden, garë e vlefshme për Kupën e Botës.

Norvegjezi dha kohën më të mirë 1:54:87, duke lënë pas italianin Manfred Mel dhe austriakun Marsel Hirsher. Gara u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, por kjo nuk i pengoi skiatorët të bëjnë paraqitje të mira në pistë.

Në sllallom vendin e parë e ndajnë Hirsher dhe Kristofersen me 360 pikë, ndërsa i treti pozicionohet Melg me 326 pikë.

Sa i takon renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës Hirsher ngjitet në kuotën e 893 pikëve, duke lënë pas Panturpin me 594 pikë, dhe Kristoferesen me 592 pikë.

Samir Sinani /SHENJA/