` . Kristine Althauzer: Kualiteti i zgjedhjeve më i rëndësishëm se data – TV-SHENJA

Kristine Althauzer: Kualiteti i zgjedhjeve më i rëndësishëm se data

Kualiteti i zgjedhjeve ka më shumë rëndësi sesa data se kur do të mbahen ato. Kështu ka deklaruar për REL, ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristine Althauzer, duke shtuar se nuk ka ngelur shumë kohë ndërsa ka shumë punë për të pasur zgjedhje të besueshme.
“Koha është e shkurt, ka më pak se tre muaj, ndërsa shumë punë duhet të kryhet. Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të duhet të përkrahet nga të gjitha institucionet, që ta kryen punën me kohë. Kontrollet e kryqëzuara janë bërë, ndërsa janë dakorduar edhe kontrolle në teren nga ana e Komisionit. Tani çështja kryesore është implementimi. Kjo është kyçe. Më pas menjëherë është e nevojshme metodologji e saktë se si të mënjanohet ajo që është e shkruar në mënyrë legjitime në listën zgjedhore. Të rrumbullakoj, është e nevojshme shumë punë”, ka thënë ambasadorja Althauzer. /SHENJA/