` . Krijohet pistoleta ‘smartphone’ plumba në vend të fotove (FOTO) - TV SHENJA

Krijohet pistoleta ‘smartphone’ plumba në vend të fotove (FOTO)

Thuajse të gjitha pajisjet tradicionale janë kthyer në të zgjuara me evoluimin e teknologjisë e kjo vetëm për t’i lehtësuar sa më shumë punë njeriut. Por, një pistoletë ‘smart’ nuk ishte dëgjuar deri sot.
Kompania amerikane e armëve ‘Ideal Conceal’, ka prezantuar së fundi një pistoletë dygrykëshe që ka edhe funksionet e një telefoni inteligjent me qëllim maskimi.
Kur është e mbyllur, kjo pistoletë 380 kalibërshe duket si një telefon inteligjent, e pajisur me dy kamera dhe vendin e kufjeve. Por, opsioni i shkrepjes së fotove në të vërtetë nuk shkrep foto, por qëllon me plumba.
‘Ideal Conceal’ është në pritje të marrjes së patentës për ta hedhur në treg. Pavarësisht risisë, kjo pistoletë është kritikuar nga organizata dhe shoqata të ndryshme kundër armëve të cilat e kanë cilësuar këtë ‘krim’ dhe mund të rrisë dhunën e armatosur në SHBA./techsot.al
pistolet

Postime të Ngjajshme