` . Krijohet celulari i parë pa bateri, mori fund stresi i karikimit - TV SHENJA

Krijohet celulari i parë pa bateri, mori fund stresi i karikimit

Një grup shkencëtarësh në Universitetin e Uashingtonit, kanë për qëllim që të hedhin në përdorim një celular që nuk ka nevojë për karikim. Fillimisht, ata kanë krijuar celularin prototip që nuk ka nevojë për bateri që të funksionojë.

Prototipi mahnitës dhe efikas kërkon vetëm 3.5 mikrovat për të punuar dhe ka një qasje të re inovative që eviton nevojën për një qeli baterie.

Celulari merr energji ambientale nga radio, valët dhe drita, për të transmetuar sinjalin pas tek një stacion bazë 50m larg.

Prototipi në vetvete është krijuar nga materiale të thjeshta: butona për prekje, pllakë rrethore dhe disa komponentë të tjerë.

Shkencëtarët arritën që të krijojnë një bazë të thjeshtë stacioni për të transmetuar sinjalin me një sasi kaq të vogël të rrymës./tesheshi.com/

Postime të Ngjajshme