` . Krijohen "retë" e zjarrit (VIDEO) - TV-SHENJA

Krijohen “retë” e zjarrit (VIDEO)

Pamjet në videon e mësipërme nuk janë pjesë të ndonjë filmi aksion, por skena me të cilën u përballën njerëzit që udhëtonin në autostradën 91, në jug të Kalifornisë.

Pamjet spektakolare u filmuan nga drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve që lëvizin në autostradë, ndërsa zjarret kishin mbërritur në buzë të saj, pasi shkrumbuan kodrat përreth.

Zjarri në fjalë ka marrë emrin zjarri i Kanionit dhe shpërtheu në malet Santa Ana, në lindje të Los Anxheles. Zjarri ka djegur deri tani 2000 akra tokë, disa ndërtesa dhe bëri të detyrueshëm evakuimin e 1500 njerëzve.

Mësohet se rreth 900 zjarrfikës janë angazhuar në betejën kundër këtij zjarri masiv, për të mbrojtur shtëpitë në dhe rreth qytezës Korona, që është më e rrezikuara nga flakët.

Postime të Ngjajshme