` . Kreu i Gjykatës Kushtetuese nuk komenton për shqyrtimin e Ligjit për Falje - TV-SHENJA

Kreu i Gjykatës Kushtetuese nuk komenton për shqyrtimin e Ligjit për Falje

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, nuk ka pranuar që të komentojë procedurën në institucionin që ai e drejton rreth Ligjit për Falje. “Ne i trajtojmë me vëmendje të gjitha lëndët. Derisa janë duke u shqyrtuar nuk mund të paragjykoj dhe të komentoj. Ne me vëmendje të thellë punojmë me lëndët, opinioni do të njoftohet me kohë përmes shërbimeve tona, zëdhënësit, ueb faqes dhe mjeteve tjera për informimin e opinionit për marrjen e aktiviteteve të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Murati, gjatë një aktiviteti në Tetovë. /SHENJA/