` . Krerët e Ferrarit sërish kërcënohen me braktisjen e F1 – TV-SHENJA

Krerët e Ferrarit sërish kërcënohen me braktisjen e F1

Për herë të dytë në një periudhë dy mujore, krerët e Ferrarit kërcënojnë të lënë Formula 1 për shkak të planeve për të ndryshuar rregullat, raporton Agjencia Anadolu (AA).

Udhëheqësit e ekipit më me trofe në F1 nuk përputhen me planet e funksionarëve të “cirkut më të shpejtë” në botë në bazë të të cilave i dëshirojnë nga sezoni 2000/2001, duke thjeshtësuar anën teknike të bolidit.

“Disa mendojnë se kërcënimet tona janë blof. Megjithatë, po luajnë me zjarr. Situata është ndryshuar në vitin 2015. Marrëveshja aktuale kolektive mes ekipeve dhe Formula 1 dallon nga e kaluara dhe siguron më shumë liri”, tha Sergio Marchionne, president i Ferrarit për faqen zyrtare të internetit nga Maranella italiane, duke paralajmëruar madje edhe themelim eventual të garës alternative ”nëse ekipet e F1-së dakordohen”.